Ironia e Dashos me Komitetin: Ose shtoni testimet, ose bëni testin e inteligjencës…

0
128

Eksperti i shëndetit publik, doktor Erion Dasho, ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale, Komitetin Teknik dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Dasho prej kohësh i ka drejtuar apele institucioneve shëndetësore në vend që të ndryshojnë strategjinë lidhur me pandeminë e Covid-19, ndërsa ka vënë theksin në tre komponente: testime, gjurmim dhe trajtim.

Ndërkohë sot përmes rrjeteve sociale, Dasho shkruan se Ministria dhe komiteti kanë dy rrugë: ose të bëjnë më shumë teste COVID për popullatën, ose të bëjnë testin e inteligjencës për vete!

“Shqiptarëve u nevojitet të paktën një prej dy të vërtetave…”, shkruan Dasho.

Rritja e testimeve në vend ka sjellë një shtim të rasteve me Covid-19, ku shifrat e ditëve të fundit janë në nivelet më të larta prej momentit kur u shfaq pandemia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here