Paralajmërimi për shtimin e katastrofave globale, Kombet e Bashkuara thirrje për rritjen e investimeve

0
91

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të rriten shpejt investimet në sistemet e paralajmërimit të hershëm të motit ekstrem.

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Rreziqeve nga Katastrofat, një raport i Organizatës Botërore të Meteorologjisë paralajmëron një shtim të fatkeqësive natyrore në dekadat që vijnë.

Organizata theksoi të martën se ka një pesëfishim të katastrofave në 50 vitet e fundit, apo 11 mijë dukuri ekstreme të motit të tilla të cilat i kanë kushtuar ekonomisë globale mbi 3,5 trilionë dollarë.

Ekspertët renditin temperaturat e larta dhe përmbytjet si dy nga rreziqet kryesore natyrore për Shqipërinë.

Temperaturat ekstreme nga viti 1970 deri në 2019-ën kanë pasur koston më të rëndë në njerëz, ndërsa përmbytjet, koston më të madhe ekonomike për Shqipërinë.

Nga vendet fqinje, zjarret stinore dhe temperaturat ekstreme paraqiten problematike për Greqinë, ndërsa për Serbinë, rreziku më i madh janë përmbytjet, me dëme në njerëz dhe ekonomi.

Raporti i titulluar “Gjendja e Shërbimeve Klimatike 2020” u hartua nga ekspertë të 16 agjencive ndërkombëtare dhe institucioneve financiare në koordinim me meteorologët e OKB-së.

Autorët bëjnë thirrje për sisteme më efektive të paralajmërimit të hershëm nga katastrofat, që jo vetëm të tregojnë si pritet të jetë moti, por edhe impaktin që pritet të sjellë në natyrë.

Këto sisteme paralajmëruese shihen veçanërisht të nevojshme në vendet e varfra të Afrikës dhe në shtetet e vogla ishullore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here