Presidenti Meta nxjerr videon: Si e detyrova kryemashtruesin në 2013 të votonte ligjin

0
68

Presidenti Ilir Meta nepermejt nje postimi ne Facebook, teksa liston edhe arsyeton edhe arsyet se pse ka bere koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, ben thirrje qe kryeministri i vendit Edi Rama te ndërgjegjësohet per rendesine e marreveshjes se 5 qershorit dhe ta respektoje, sepse pa te nuk ka dhe nuk do te kete çelje negociatash për vendin.

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”.

Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:

Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro
Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro
Reforma Parlamentare me 108 vota pro.

Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash. ????

Për të tjerat, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në Syri TV, në ora 20:45, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, përballë edhe një paneli të nderuar analistësh.

 

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/811934369578315/?t=1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here