Skuterët elektrikë, ekspertët rrugor: Duhet leje drejtimi

0
112

Skuterët elektrik janë kthyer në prirjen e kohëve të fundit. Mirgen Qiraxhi, tregon se për shkak të trafikut të rënduar, ka gjetur zgjidhje tek ky lloj mjeti, i cili mjafton të ngarkohet për 4 orë me energji elektrike dhe mund të përshkojë deri në 30 kilometra. Kjo situatë ndodh vetëm në Shqipëri, pasi në disa vende të botës, ky lloj mjeti lëvizës, është kthyer në një problem, ku nuk kanë qenë të pakta rastet kur janë shkaktuar aksidente nga përdoruesit e tyre, madje disa me pasojë vdekjen.

“Mund të përjetosh Tiranën pa stres parkimi, pa stres autobuzësh, je gjithmonë me shpejt për të shkuar atje, ku do, ka një avantazh pasi nëse je i ftuar në tryeza, nuk krijon lodhje, djersitje kjo ka 3 përshkallëzime të shpejtësisë, E-15 km/orë, D-20 km/orë, dhe Sport-25 km/orë, por unë nuk i përdor pasi përdor shpejtësi normale. Varianti normal kushton 450 euro, ndërsa varianti më i mirë 560 euro”,- shprehet Qiraxhi.

Ndonëse të ofrojnë shumë lehtësira, mesa duket askush nuk është i informuar, se për të drejtuar një skuter, duhet leje drejtimi. Ato i gjen shumë lehtë në çdo dyqan që pajisjesh elektronike dhe nuk kërkohet asnjë lloj dokumenti apo dhe mosha e blerësit. Eksperti rrugor, Fatmir Hasho, ngre shumë pikëpyetje lidhur e përdorimin e tyre.

“Duhet pyetur si kanë ardhur, si janë futur në doganë? Me çfarë motivi, a kanë ndonjë certifikatë të komforditetit të mjeteve? Unë do të thosha që në këtë moment duhet të filloj një fushatë nga policia rrugore për të parë, kujt i jepen në përdorim. A duhet të qarkullojë në rrugën e biçikletave apo jo? A duhet të qarkullojë në koristë e mjeteve apo jo? Fuqinë e kishin jo të vogël, por dhe shpejtësia shkonte deri në 25 km në orë, është goxha shpejtësi këto janë me motor, duhet të përfshihen në kategorinë L1, sipas kodit rrugor”,-thotë eksperti Hasho për “Euronews”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here