Merkel: Emigrantët do të kthehen në vendet e origjinës me të mbaruar lufta

0
195

emigKancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se të gjithë emigrantët të cilëve i është dhënë e drejta e përkohshme e qëndrimit në Gjermani, do të rikthehen në vendet e origjinës, pasi lufta të përfundojë.

Deklarata e Merkel erdhi gjatë një takimi me antarët e partisë së saj Kristian-Demokrate, ku ndër të tjera ajo shprehu edhe rezervat e saj në lidhje me kontributin e pakët që kanë dhënë vendet e tjera në kuadër të menaxhimit të situatës së emigrantëve.

“Nuk e dimë se ku do të përdojë lufta në Lindjen e Mesme dhe se kur do t’a mposhtim shtetin Islamik, por më duhet t’u them azilantëve se ata gëzojnë një status të përkohshëm në Gjermani. Në momentin e parë që do të gjykojmë se situata do të jetë neutralizuar, refugjatët do të kthehen sërisht në vendet e tyre.”

Më tej Merkel tha se Bashkimi Europian nuk ka arritur të implementojë me sukses një sërë marrëveshjesh përfshirë atë të rishpërndarjes së 160.000 emigrantëve.

Kancelarja bëri gjithashtu thirrje që të rritet bashkëpunimi me Turqinë për të parandaluar ardhjet masive të refugjatëve.

Sipas saj, kontinenti i vjetër është i gatshëm që të pranojë një shifër të caktuar azil-kërkuesish, por vetëm nëse ata vijnë në një mënyrë të balancuar dhe duke i’u nënshtruar një sërë procedurave sic janë regjistrimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency