Loredana heq dorë nga “dashuria” e saj, surprizon fansat…

0
143

Loredana ka surprizuar sërish fansat me ndryshimin drastik që ka bërë në look. Pak ditë më parë, reperja shqiptare tërhoqi vëmendjen pasi hoqi dorë nga “dashuria” e saj, flokët bjonde duke i kthyer në të zeza, por ajo ka vendosur sërish të ndryshojë pamje.

Në një postim që ka bërë në fundmi në rrjete sociale, Loredana shfaqet me flokë të zeza të gjata që arrijnë deri tek beli. Si gjithmonë ajo shfaqet e kuruar deri në detaj, dhe duket se këto imazhe janë shkëputur nga klipi i saj më i fundit.

Kujtojmë që Loredana po përflitet dhe për një ribashkim të mundshëm me Mozzik, me të cilin ka dhe një vajzë. Disa foto dhe video që kanë qarkulluar në rrjete sociale, tregojnë se dyshja ka lënë pas keqkuptimet. Madje, ka qenë vetë Loredana që ka shtuar dyshimet pasi publikoi një foto nga një makinë e bardhë, e njëjtë me atë të Mozzik.

Në fakt, ky ribashkim vjen në një kohë kur Loredana ka bërë paqe me çiftin zvicerian që e akuzoi atë një vit më parë për mashtrim. Mediat e huaja raportuan se reperja ka paguar dëmshpërblimin dhe për këtë arsye marrdhënia mes tyre është përmirësuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here