Duka: Ramarrumpalla, të fal gjobat sot dhe nesër të kërkon votën…

0
121

PAA e drejtuar nga Agron Duka ka reaguar përmes një deklarate lidhur me vendimin e qeverisë për faljen e gjobave të vendosura gjatë kohës së karantinës dhe disa muaj më pas, për rastet e shkeljes së masave anti-Covid, apo riparimet e kryera në banesat e dëmtuara nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit 2019.

PAA e konsideron mënyrën e veprimit nga Qeveria si një rumpallë të vërtetë.

“Kur do Rama të fut në burg për një faturë energjie. Kur do Rama ju fal oligarkëve miliona gjoba dhe fitime të papaguara. Kur do Rama të gjobit edhe 10 milionë lekë për një faturë. Kur do Rama të jep edhe 45 millionë euro paradhënie pa bërë asnjë punë. Kur do Rama vendos gjoba të çmendura. Kur do Rama për përfitime elektorale të fal të gjitha gjobat bile t’i sjell lekët me policë bashkie e policë partie që t’i japësh votën nesër”, thuhet në deklaratën e PAA.

Në vijim theksohet se në asnjë vend europian nuk ndodh që polici të sjellë lekët e gjobave të anulluara tek shtëpia, kur secili prej tyre duhet të ketë një numër llogarie page, pensioni, biznesi apo ndihme nga sigurimet shoqërore?

“Rama në mëngjes fal gjithë gjobat dhe sekuestrimet e 6 muajve të mëparshëm. Rama në drekë të kërcënon për gjoba të rënda për 6 muajt e ardhshëm.

Rama në darkë 6 ditë përpara zgjedhjeve t’i fal të gjitha gjobat e vendosura gjatë 8 vjetëve. Kjo rrumpallë qeverisje nuk është parë as në kohën e xhonturqve dhe, as të Haxhi Qamilit.

Gjobat, sekuestrimet, konfiskimet nuk falen me ferman kryeministror, por me ligj në Kuvendin e Shqipërisë. Populli e njeh dhe nuk e harron ramaqeverinë si qeveri arrogante dhe e babëzitur. Çdo “bamirësi” për përfitime vetëm elektorale dhe çdo përpëlitje dëshpëruese e bëjnë më të qartë përse, RamaRrumpallë është problemi dhe pengesa e të sotmes dhe së ardhmes europiane të shqiptarëve”, thuhet në deklaratë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here