2 mln euro inceneratorëve/ Reagon ashpër Teliti: Rama po transferon paratë në parajsa fiskale….

0
94

Eksperti i PD-së për Ekonominë, Dorian Teliti akuzon se kryeministri Edi Rama në vend që të ndihmojë qytetarët, paratë e tyre i transferon në parasja fiskale. Përmes një deklarate nga selia blu, ai ka denoncuar se këtë javë qeveria i ka paguar inceneratorit të Fierit dhe atij të Tiranës 2 milionë euro. Sipas Telitit me këto para mund të siguroheshin maska për të gjithë pensionistët, mësuesit, të papunët apo ata që janë në kushtet e mbijetesës deri në fund të dimrit. “Më 25 Prill, Edi Rama do të marrë faturën politike për këtë braktisje të qëllimshme të qytetarëve, me qëllim transferimin e parave të tyre në kompani guackë në parajsa fiskale. Pas 25 Prillit, qeveria e re, e dalë nga vota e qytetarëve, do të bëjë çdo gjë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve keqbërës si Edi Rama”, shprehet Teliti.

Deklarata e plotë

Edi Rama thotë se ka burime të kufizuara financiare dhe refuzon të ndihmojë qytetarët apo biznesin për të kapërcyer krizën ekonomike, të rënduar akoma më shumë nga pandemia. Edi Rama gënjen! Edi Rama ka parà, por këto parà nuk i ka për njerëzit e zakonshëm. Taksat e rritura të shqiptarëve nuk i kthen sërish tek qytetarët, në mënyrë që bizneset të mos falimentojnë, apo që prindërit të mos u heqin fëmiëjve bukën e gojës për të blerë maska. Me taksat tuaja, të dashur qytetarë, paguan klientët e vet.

Inceneratorët janë rasti më flagrant. Gjithçka për inceneratorët e korrupsionit.m, asgjë për qytetarët në nevojë. Këtë javë, qeveria e Edi Ramës i ka paguar inceneratorit të Fierit dhe atij të Tiranës 2 milionë euro. 2 milionë euro janë një thesar në këtë kohë të vështirë. Me kaq para mund të siguroheshin maska për të gjithë pensionistët, mësuesit, të papunët apo ata që janë në kushtet e mbijetesës deri në fund të dimrit. Me 2 milionë euro, Edi Rama mund të kishte ndihmuar rreth 1 milionë shqiptarë.

Por mes qytetarëve dhe inceneratorëve, Edi Rama ka zgjedhur inceneratorët. Mes 1 milionë shqiptarëve në nevojë dhe në rrezik, Edi Rama ka zgjedhur 5 njerëz, që zhdukin taksat tona në parajsa fiskale. Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj duhet t’u thonë shqiptarëve kush fshihet pas kompanisë guackë të inceneratorit të Tiranës? Në xhepat e kujt kanë përfunduar 75 milionë euro 3 vitet e fundit?

T’u japësh çdo javë inceneratorëve miliona euro dhe të mos ndihmosh mijëra e mijëra familje që mbahen me biznesin e vogël dhe që janë në prag falimentimi, kjo është kriminale. Më 25 Prill, Edi Rama do të marrë faturën politike për këtë braktisje të qëllimshme të qytetarëve, me qëllim transferimin e parave të tyre në kompani guackë në parajsa fiskale. Pas 25 Prillit, qeveria e re, e dalë nga vota e qytetarëve, do të bëjë çdo gjë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve keqbërës si Edi Rama!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here