Protestat në burgje/ Maliqi: Sistemi tregon kalbëzimin e pushtetit…

0
117

Deputeti Lefter Maliqi akuzoi për korrupsion drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailin.  Ai tha se kurrë nuk kanë ndodhur në vend greva dhe protesta si këto që kanë ndodhur ditët e fundit në sistemet e vuajtjes së dënimit.

Sipas Maliqit, sistemi i burgjeve, tregon kalbëzimin e pushtetit. Ai tha se edhe drejtorët e burgjeve po kryejnë korrupsion masiv.

“Vazhdoja greva dhe një ndër kërkesat është largimi i drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, njeriu që unë kam bërë dy interpelanca me ministren e drejtësisë, duke i thënë se je një ministre kukull, ashtu siç është kukull Sandër Lleshaj, ashtu siç ishte Besa, ashtu siç janë një pjesë e ministrave të kabinetit Rama. Me burgjet vjen era krim, korrupsion, i vetmi sistem ku pas emërimit të këtij drejtori të korrupstuar, siç janë dhe drejtorët e tjerë të përgjithshëm, që s’kanë lidhje me PS, por me Rilindjen e krimit. Çfarë dosjesh ka ky. Çfarë kasetash ka ky që u shpërblye si drejtor i ushqimeve dhe pastaj i burgjeve ndërkohë që s’ka as arsim, as gjë. Do të thotë që aktet korruptive të këtyre janë shumë të mëdha”, tha mes të tjerash Maliqi në një prononcim për gazetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here