Basha: Rama po e shtyn ekonominë në greminë, paratë i ka futur në xhepat e vet…

0
113

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me qytetarë dhe biznese në Laç për të dëgjuar problematikat e tyre dhe shprehur propozimet që opozita i ka bërë qeverisë për t’i ndihmuar deri më 25 prill.

Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po gremis ekonominë e vendit dhe se ka futur në xhepat e tij paratë e shtetit. Ai tha se opozita ka vetëm fjalën por se do ta kenë gjithmonë në krahë.

Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Paratë e shtetit i ka futur në xhepat e vet dhe të oligarkëve.
Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera, deri më 25 prill çelësat i ka ky. Ne kemi vetëm fjalën, por dhe ju duhet të ngrini zërin dhe të jeni të sigurt që dhe PD dhe opozitën do e keni në krahë. Është kriminale që ju vuani për bukën e gojës.
Sot kemi fjalën, zërin për ta ngritur se nesër do kemi shumë gjëra.
Ne për pensionistët kemi propozuar 20 mijë lekë shtesë këto 6 muaj”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here