Basha: Të rimbursohen pacientët me COVID, kur do të shkojnë taksat tek njerëzit, nëse jo sot?!

0
78

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka nisur një bashkëbisedim me gazetarët ku ka ngritur me forcë nevojën për të ndihmuar financiarisht qytetarët në këtë moment të vështirë kur po shtohen jo vetëm listat në dyqane, por po shtohen listat e borxhlinjve nëpër farmaci për ilaçe nga pacientët me COVID ose nga ata që kanë humbur punën.

“Kur do të shkojnë taksat tek njerëzit, nëse jo sot?! – ngritir zërin Basha. – Për këtë arsye kemi propozuar planin me 5 pika dhe ndihma është urgjente dhe plotësisht e mundur.

Situata shëndetësore është e rënduar, sado të fshihet, nuk fshihet dot.

Dje duke folur me përfaqësues të farmaceutikës m’u konfirmua lista në farmaci, si rregull – jo si përjashtim.

Numri I njerëzve që shkojnë të marrin medikamente me lista po shtohen. 80% e kutive të barnave janë të hapura për t’i blerë me kokrra, jo me tabak.

Ndaj ne kemi propozuar rimbursimin e plotë të pacientëve në shtëpi, pacientëve ambulatorë,kurim  që shkon në 600 mijë lekë. Ku do t’i gjejnë ata paratë? Ndaj kemi propozuar rimbursimin e këtyre shpenzimeve të diktuara nga pandemia. “

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here