“Valët e muzikës përhapin Covid”/ Rama bën humor me deklaratën e Klosit…

0
105

Kryeministri Edi Rama i ka këshilluar mediat që të dëgjojnë këshillën e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në lidhje me përhapjen e koronavirusit nëpërmjet muzikës dhe valëve.

Në fund të konferencës për shtyp, ku paralajmëroi disa nga masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, kreu i qeverisë këshilloi mediat duke qeshur që ulja e zërit në studio televizive do të ishte një ndihmë e madhe.

“Sikur të ulet zëri në studio televizive, duke mbajtur parasysh këshillën e ministrit të Mjedisit për punën e valëve do të ishte dhe kjo një ndihmë e madhe”, u shpreh Kryeministri, ndërsa njoftoi se mbajtja e maskës në çdo ambient, do të jetë e detyrushme që nga e enjtja, ndërkohë që  të mërkurën ndo të publikohet akti normativ me masat e qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here