Bylykbashi i përgjigjet Gjiknurit: Model që shpëton Ramën nga humbja nuk gjejmë dot. Justifikimet janë njësoj si hapja fallso e listave

0
121

Ish-ligjvënësi demokrat Oerd Bylykbashi gjate konferences se sotme rrëzoi tezën e Edi Ramës për “modelin shqiptar të koalicioneve”, kur tha se ky model në hapësirën e Bashkimit Europian përdoret nga Italia.

Kjo u kundërshtua me pas nga përfaqësuesi i PS-së Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i cili tha se modeli italian nuk është për rastin e Shqipërisë.

Por përgjigjen për këtë qëndrim Gjiknuri do ta merrte sërish nga Oerd Bylykbashi, i cili përmes rrjeteve sociale thekson se modelet demokratike ekzistojnë, por model që të shpëtojë Edi Ramën nga humbja ne nuk gjejmë dot.

Postimi i plote:

Modelet demokratike ekzistojne, por model qe te shpetoje Edi Ramen nga humbja ne nuk gjejme dot. Kete kerkon Edi Rama nga Keshilli Politik dhe per kete ai eshte gati te sakrifikoje Shqiperine.

Modelet t’i kemi thene qe diten e pare, por kur ti shkelje nje marreveshje per te cilen u investua nga Sekretari i Shtetit i SHBA tek drejtuesit me te larte te BE, keto as i sheh as i degjon.

Keto justifikimet jane njesoj si hapja fallso e listave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here