Të armatosur si në kohë lufte dhe drogë, vihen në pranga dy të rinj…

0
116

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Çepraku, janë arrestuar shtetasit E. F., 19 vjeç dhe I. G., 26 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 48 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, municion luftarak, dylbi pushke dhe dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Çepraku”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”.

Sekuestrohen rreth 48 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, municion luftarak, dylbi pushke dhe dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë.

Vihen në pranga 2 shtetas, posedues të armëve të zjarrit e lëndës narkotike dhe autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatin Kuç, dy persona posedonin lëndë narkotike, armë zjarri, si dhe kishin kultivuar bimë narkotike, u organizua dhe finalizua  operacioni policor i koduar “Çepraku”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

E.F., 19 vjeç dhe I. G., 26 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë.

Si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Kuç, Njësia Administrative Horrë-Vranisht, bashkia Himarë, në vendin e quajtur “Lumi i Çeprakut”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 48 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta”, dy armë gjahu të cilat i mbanin pa leje, municion luftarak, një dylbi pushke, një gjerdan brezi me fishekë për armë gjahu dhe dy radio marrëse-dhënëse.

Po gjatë operacionit, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët ishin kultivuar në vendin e quajtur “Lumi i Çeprakut”, në fshatin Kuç, Himarë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here