Terapia me kripë dhe pa medikamente, ja mënyra si kryhet

0
363

HaloterapiaHaloterapia, e quajtur ndryshe “terapia me kripë” është një terapi pa medikamente, 100% natyrale dhe pa efekte anësore. Ajo aplikohet në një ambient të kontrolluar të ajrit, me mikroklimë natyrale të shpellave të kripës. Haloterapia (“halos” në gjuhën greke do të thotë kripë), është inhalim natyral me aerosol të thatë të klorur natriumit (Haloaerosol), me koncentrim 1-16mg. /m3, me grimcëza 1-5 mikrone, qe është shumë efektiv dhe tejet optimal për të penetruar në tërë traktin respirator, si edhe përmes poreve te lëkurës në sistemin dermal.

Haloterapia vjen nga Speleoterapia (“speleo” do të thotë shpellë), që historikisht është aplikuar në shpellat dhe minierat e kripës. Shpellat e kripës dhe vetitë e tyre terapeutike kanë qenë të njohura qysh nga koha e Hipokratit. Përderisa shpellat dhe minierat e kripës nuk janë të lokalizuara në tërë botën, atëherë lindi nevoja për Haloterapi aparaturë të kontrolluar – “adaptimin apo rikrijimin e mikroklimës dhe kushteve të shpellave të kripës në sipërfaqe të tokës”.

Haloterapia i takon kategorisë së terapive fizikale – pa barëra dhe pa metoda invazive të trajtimit të sëmundjeve. Përmes kësaj terapie, aerosoli i thatë i klorur natriumit apo ndryshe i quajtur Haloaerosol lirohet vazhdimisht në ajër në mënyrë që ai të inhalohet.

Haloterapia e kontrolluar aplikohet në Halodhoma, dhe quhen të tilla sepse muret, dyshemeja dhe tavanet janë te veshura me kristalet e kripës se shpellave të Himalajeve. Ajri është i monitoruar nga një speciale e quajtur Halogjenerator, i cili është i pajisur me mikroprocesor dhe sensor laserik që mirëmban në vlera optimale dhe standarde temperaturën, lagështinë dhe nivelin e koncentrimit të aerosolit të thatë të klorur natriumit në Halodhomë. Kjo teknologji e avancuar mundëson aplikimin e Haloterapisë së kontrolluar, e që është parakusht për një terapi të suksesshmeGrimcëzat e klorur natriumit marrin ngarkesë negative dhe energji të lartë sipërfaqësore nga goditjet mekanike gjatë mikronizimit, dhe interaksioni që bëhet në mes të Haloaerosolit dhe molekulave të ajrit rezulton në jonizimin e ajrit në Halodhomë. Pacienti i nënshtrohet një inhalimi tërësisht natyral, në një ambient të saturuar me haloaerosol dhe jone negative, të cilat kanë efekte pozitive në organizmin tonë.
Për më tepër, kristalet e kripës së shpellave të Himalajeve përmbajnë edhe 84 minerale dhe elemente shtesë të rëndësishme për organizmin tonë, si psh: kalciumi, klori, hekuri, magnezi, fosfori, kaliumi, natriumi, karboni, fluori, hidrogjeni, jodi, oksigjeni, sulfuri, zinku etj.

Indikacionet e Haloterapisë: 
Duke iu referuar studimeve klinike të qendrave hulumtuese/kërkimore për Haloterapi në disa vende të botës, Haloterapia dhe inhalimi i aerosolit të thatë të klorur natriumit lehtëson dhe ndihmon në përmirësimin e shumë sëmundjeve, si:

Sistemi respirator: 
• alergjitë
• astma
• bronkiti
• sinusitit
• bronkektazia
• bronkospazma
• fibroza cistike
• rinitet
• rinosinusopatitë
• vështirësitë në frymëmarrje
• kolla e thatë dhe produktive
• “wheezing” pulmonar
• sekrecionet mukozave
• edema e mukozës
• tonsilitet
• faringitet
• otitet
• ftohja dhe gripi
• gërhitja, duhanpirësit (sekrecionet bronkiale)

Sistemi dermal (lëkura):
• psoriaza
• ekzema
• dermatiti
• regjenerim, riparim, dhe mirëmbajtja e lëkurës
• rehabilitimet postoperative

Mekanizmi i veprimit të Haloterapisë
Aerosoli i thatë i klorur natriumit ka një nivel të konsiderueshëm të zbërthimit negativ. Sipërfaqja e brendshme e rrugëve të frymëmarrjes ka zbërthim të lehtë pozitiv, kështu që grimcëzat e zbërthyera të klorur natriumit, kalojnë në traktin respirator dhe zhyten më intensivisht sesa grimcëzat neutrale. Aerosoli i thatë i klorur natriumit që saturon Halodhomën, me koncentrim 1-16mg. /m3, me grimcëza 1-5 mikrone është shumë efektiv dhe tejet optimal për të penetruar në tërë traktin respirator, si edhe përmes poreve të lëkurës në sistemin dermal. Aerosoli i thatë i klorur natriumit i depozituar në lëkurën e hapur rritë aktivitetin e poreve të lëkurës, stimulon aktivitetin elektrofiziologjik që përcakton vetitë mbrojtëse të lëkurës.

Interaksionet me barëra dhe efektet anësore
Në bazë të studimeve klinike, deri më tani Haloterapia e kontrolluar nuk ka ndonjë interaksion me barëra. Pas seancave të Haloterapisë, shumë rrallë mund të ketë një skuqje të lehtë të lëkurës. Në rast se shfaqet një “gudulisje” e lehtë e fytit, preferohet shpërlarja e fytit me ujë të vluar ose të ftohur. Shumë rrallë mund të shfaqet koniuktiviti, prandaj rekomandohet që të mbahen sytë mbyllur gjatë Haloterapisë. Dr. Skender Baca.

 

 

Sipas rezultateve të studimeve klinike Haloterapia e kontrolluar është treguar efektive dhe pozitive në:
■ evitim të inflamacionit
■ evitim të edemës
■ pastrim te mukusit te akumuluar
■ reduktim te hipersensitivitetit bronkial
■ reduktim të kollës
■ përmirësim të gjendjes së sputumit
■ përmirësim të gjetjeve auskultative dhe parametrave funksional
■ ulje të numrit dhe intensitetit të sulmeve astmatike që rezulton me reduktim të përshkrimit të medikamenteve
■ përmirësim të numrit të neutrofileve dhe limfociteve
■ ulje të numrit të IgE-së, përmirësim të vlerave të FEV 1
■ normalizim të pastërtisë mukocililare
■ lehtësim në nxjerrjen e sekrecioneve nazale, bronkiale
■ hapje të rrugëve të frymëmarrjes
■ evitim të teshtitjes, lotimit të syve
■ rritje të aktivitetit të poreve të lëkurës (haloaerosoli i depozituar në lëkurë)
■ rregullim të mikroqarkullimit të gjakut në lëkurë
■ rritje të hidrimit të lëkurës
■ stimulim në rritjen e qelizave të shëndosha të lëkurës
■ evitim të njollave post-kurative, evitim të kruarjes, çarjeve, gërvishtjeve të lëkurës
■ eliminim të baktereve në lëkurë
■ mirëmbajtje të lëkurës

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency