Pak ditë para fillimit, Altin Basha largohet zyrtarisht nga Portokalli, ja regjisori i njohur që do e zëvendësojë!

0
140

Ndersa pak javë më parë Top Channel lajmëroi fillimin e Portokalli nën regjimin e Altin Bashës, mesa duket ka ndodhur krejt e kundërta.

Dukej sikur lajmi i televizionit, i qetësoi të gjitha, por gjithçka mesa duket ka qënë e vërtetë.

Sipas Dritare.net, Altin Basha është larguar nga Portokalli duke u zëvendësuar nga një tjetër artist i njohur.

Indrit Çobani, është personi i cili do të jetë regjisori i ardhshëm i Portokalli. Ai është aktor dhe regjisor dhe ka spikatur si aktor në filmat “Ti Mund të Më quash Xhon” dhe Dita zë fill. Ai ka patur gjithashtu dhe një eksperiencë në televizion nën drejtimin e formatit 180 Gradë nga Jonida Vokshi në platformën Dixhitalb.

Indrit Çobani – Regjisor i Portokalli

Portokalli gjatë pauzës së sezonit ka pësuar dhe ndryshime përsa i përket moderimit. Xhemi Shehu është gjithashtu një nga ikonat e televizionit që u largua nga ky i fundit, në të cilin ishte angazhuar si moderatore e Portokalli.

Prej kohësh Altin Basha është vënë në qendër të diskutimeve, ku mendohet se një ofertë e majme në ABC, kanal i cili tashmë nga formati informativ po kalon në atë gjeneralist, e ka joshur çka e ka bërë regjisorin e njohur të largohet nga drejtimi prej shumë vitesh i formatit të mirënjohur të të Dielave në Top Channel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here