Mbledhja e dy qeverive/ Çollaku: Rama provokator! Çfarë bashkimi pa kufi me Kosovën kur i mban traun ngrehur?!

0
112

Në Tiranë u firmosën sot 14 marrëveshje të reja midis Kosovës dhe Serbisë, duke ju shtuar kështu marrëveshjeve të firmosura në 5 mbledhjet e mëparshme të qeverive.

Kreshnik Çollaku thotë se edhe pse ka mbi 50 marrëveshje të nënshkruara, nuk ka asnjë produktivitet.

Çollaku: Janë 6 takime, është një stok marrëveshjes të firmosura dhe zero kontribut në raport me Kosovën.

Sipas tij është tallje ti thuash Kosovës të bashkohemi pa kufi dhe ti të mbash traun ngrehur dhe të detyrosh çdo qytetar të Kosovë të paguajë 10 euro për të ardhur dhe për të dalë nga Shqipëria.

Çollaku: Çfarë bashkimi pa kufi?! Hiqe traun! Vendimi që do marrë qeveria Basha është heqja e traut që ndan realisht Kosovën me Shqipërinë. Marrëdhëniet në këto 7 vitet e fundit mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare janë në pikën më të ulët historike, absolutisht viktima është Kosova.

Anëtari i Kryesisë së PD-së thotë se Rama është treguar politikan përçarës në raport me Kosovën.

Çollaku:  Me dy ish-kryeministra Ramush Haradinaj dhe Albin Kurtin është ndarë me sharje. Ndaj Albin Kurtit Edi Rama është investuar masivisht për rrëzimin e qeverisë së tij. Asnjë herë asnjë lider i Shqipërisë nuk ka ndërhyrë në këtë formë. Edhe sot ishte provokator, përçarës dhe në gjykimin tim pse kemi shpëtuar pa ndonjë incident ka qenë për shkak të natyrës  së përmbajtur dhe racionale të Hotit. Të gjithë hallet e veta me BE ja shkarkoi Hotit. E dyta ishte përpjekja për të fyer ish-kryeministrin Kurti. Përpjekja për ta çnderuar dhe fyer Albin Kurtin në sy të rivalit të tij është e padenjë. Duke njohur dhe seriozitetin që ka klasa politike në Kosovë, edhe Hoti vetë është zënë në pozitë të vështirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here