Gazetari tallet keq me Klosin: Elton Deda është një përçues i rrezikshëm i virusit…edhe zilet e celularëve se do bëhen…

0
110

Moderatori Enkel Demi ka ironizuar ministrin e Turizmit, Blendi Klosi pas deklaratës së këtij të fundit në një intervistë televizive ku u shpreh se është vërtetuar shkencërisht se në zonat me muzikë, virusi përhapet më shpejt.

“Zonat me muzikë, dhe kjo është e vërtetuar dhe shkencërisht kudo në botë, janë zonat ku virusi përhapet më shumë nga çdo ambient tjetër, pasi valët e muzikës janë ato të cilët përçojnë, nëse në distancat ku ka valë muzike, përhapja e virusit është shumë e madhe”, u shpreh Klosi.

Ndërkohë, gazetari tha me ironi se Elton Deda, i cili ka qenë një ndër artistët që ka ngritur zërin pas vendimit të qeverisë për të ndaluar muzikën pas orës 20.00 dhe mbylljen e klubeve, “është një përçues i rrezikshëm i virusit”.

“Elton Deda është një përçues i rrezikshëm i virusit, dhe të gjitha llojet e muzikës. E mira është që të heshtim dhe të mos këndojmë dhe zilet e celularëve se do bëhen përçues.”, tha ndër të tjera gazetari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here