Duma: Ja beteja jonë themelore! Kur nuk ka para, nuk ke çfarë të taksosh…

0
214

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, ishte e ftuara e Juli Krisafit në edicionin e orës 7 në SYRI TV.

Fillimisht, Duma komentoi lajmin se qeveria ka marrë një tjetër bond në tregjet e huaja të kapitalit. Sipas saj, kjo qeveri ka marrë tre eurobonde, si asnjë tjetër.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të merren 1.15 miliardë euro borxh, tre eurobonde, që nuk kanë shkuar në sektoret e zhvillimet,” tha ajo.

Duma komentoi edhe premtimet e Ramës për heqjen e TVSH-së për biznesin e vogël.

“Çfarë mund të tatosh dhe taksosh në momentin kur nuk ka konsum. Kjo ishte pandemi ekonomike. Ne u zhytëm në krizë ekonomike dhe kjo situatë pritej sepse nuk kishte ndërhyrje nga qeveria. Ndërhyrja ishte me shkëputje. Bizneset nuk u mbështetën në asnjë nivel. Edhe mbështetja për kreditimin nuk i hyri në punë biznesit. Kur nuk ka para, nuk ke çfarë të taksosh,” tha ajo.

Duke folur për Reformën Zgjedhore, Duma tha se PD u angazhua për të plotësuar një nga 15 kushtet e Bundestagut gjerman, për të cilat tha se kanë ardhur si rezultat i sakrificave të opozitës.

E pyetur për sistemin zgjedhor dhe listat e hapura, të cilat i ka mbrojtur, Duma tha se shqetësimi i saj i madh është mungesa e konkurrencës në vend.

“Kemi shumë vite që në shoqërinë tonë kemi demotivuar konkurrencën. Në ekonomi pesë veta marrin të gjithë tenderat. Po ashtu në fushat e tjera të shoqërisë. Konkurrenca duhet t’i kthehet shinave të veta. Në këtë kuptim unë kam thënë se listat e hapura janë përgjigje,” tha Duma, duke shtuar se “nuk mendoj se ka një kryetar partie që nuk i do kandidatët fitues”.

“Beteja themelore është vota e lirë. Po të kishim listat e hapura dhe të mos kishim votën e lirë, imagjino zhgënjimin që do kishim”.

Në fund, e pyetur për një lajm të qarkulluar nga mediat sociale për një martesë të saj, Duma i ka hedhur poshtë të gjithë zërat, duke thënë se këto janë spekulime për klikime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here