Zbardhet kërkesa e PS për Qarkun e Lezhës, pavlefshmëri të zgjedhjeve në disa zona

0
119

Florenc Drizari

Mandati i humbur ne Lezhë, PS ankohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

PS: QV 0907, 200 deri në 300 vota të kundraligjshme

Zgjedhësit s’kanë votuar vetë  votat i janë hedhur

 

KQZ-4-anetarePartia Socialiste dorëzoi një ditë më parë kërkesën ankimore ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në disa zona të këtij qarku. Duke argumentuar se në disa qendra votimi, numri i zgjedhësve që kanë votuar është më i madh se numri i atyre që janë regjistruar. Më herët KQZ-ja miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve për Qarkun e Lezhës, ku pas shqyrtimit të qendrave të votimit, nga administrata zgjedhore u konstatuan shkelje dhe parregullsi në 10 prej tyre. Duke marrë parasysh faktet dhe propozimin e administratës zgjedhore, KQZ iu referua të dhënave të hedhura në regjistrin elektronik të të dhënave, duke miratuar përfundimisht tabelën përmbledhëse. Ajo që shkaktoi kundërshtimin e PS-së ishte se rezultat final i KQZ-së bën të mundur kalimin e mandatit të tretë të këtij subjekti politik për Partinë Demokratike. Mandati i 7 në këtë zonë u nda me 39 vota në favor të PD-së. Kështu i është hequr mandati Arben Ndokës nga Partia Socialiste dhe i ka kaluar Vasil Bicit nga Partia Demokratike.

ANKESA E PS

Partia Socialiste pretendon se në qendrën e votimit nr.0910/1 janë hedhur më shumë fletë votimi në kutinë e kësaj qendre votimi se zgjedhjes që kanë votuar në ditën e zgjedhjeve në këtë QV. “Në bazë të tabelës së rezultateve të grupit të numërimit në këtë QV, janë gjetur në kutinë e votimit 6 fletë votimi më shumë se zgjedhës që kanë votuar ditën e zgjedhjeve, fakt i cili pasqyrohet në tabelën e GNV, nga shënimi i bërë nga dy numëruesit M. Loli dhe Z. Doci”, -shkruhet në kërkesë ankesën e PS-së, dorëzuar pranë KQZ-së një ditë më parë.

Kërkesa vijon më tej duke përfshirë edhe qendra të tjera që sipas anëtarëve të grupeve të numërimit, janë konstatuar shkelje. “Në vlerësim të nenit 160/1 a në qendrat e votimit nr. 0907, nr.0910/1, 0856, 0856/1, 0857, 0857/1, kanë ndodhur shkelje të ligjit të cilat kanë cenuar rëndë procesin zgjedhor duke ndikuar në ndarjen e mandateve në këtë zonë, ku diferenca midis koalicionit të djathtë dhe të majtë është 39 vota, kurse numri i zgjedhësve që kanë votuar në këto dy qendra në kundërshtim me ligjin, është disa herë më i madh”, – shkruhet në kërkesë.

Duke renditur disa shkelje të konstatuara në qendrat e votimit, PS thotë se mjafton njëri prej tyre, për të kërkuar pavlefshëmri të zgjedhjeve në këto zona zgjedhore. “Pra, në QV nr. 0907 dhe nr. 09101 procesi i votimit është zhvilluar në kundërshtim me procedurat e përcaktuara nga nenet 105 dhe  106 të kodit zgjedhor, duke sjellë pasoja pavlefshmërie në këto qendra.

Për sa më sipër, duke vlerësuar se rezultati i jo logjikshëm në QV nr. 0907 është pasojë e shkeljes së ligjit, duke prodhuara 200 deri në 300 vota të kundraligjshme, gjatë votimit kanë ndodhur një ose më shumë nga shkeljet:

Zgjedhësit nuk janë paraqitur para KQV me një nga dokumentet e identifikimit që përcakton ligji.

Zgjedhësit nuk janë hedhur nënshkrimet dhe numrat e serisë të dokumenteve të identitetit.

Zgjedhësit nuk kanë votuar vetë dhe hedhur fletën e votimit në kutinë e votimit nr. 0907 pasi votat janë hedhur nga i njëjti person”, – shkruhet në kërkesën e PS, të protokolluar të hënën në KQZ.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency