Bayern fiton trofeun e rradhës: Mposht 3-2 Dortmundin në finalen e Superkupës së Gjermanisë

0
91

Bayern Munich ka fituar trofeun e radhës.

Pas Tripelete-s të sezonit të kaluar dhe Superkupës së Europës, bavarezët kanë siguruar mbrëmjen e sotme edhe Superkupën e Gjermanisë.

Ka qenë një fitore e vuajtur për kampionët e Gjermanisë, të cilët dukej se do të merrnin një fitore të lehtë pas avantazhit të dyfishtë të siguruar në 32 minutat e para të ndeshjes me Tolisso (18′) dhe Muller (32′).

Një avantazh që është humbur pas golave të Brandt (39′) dhe Haaland (55′).

Kur dukej se koha e rregullt do të mbyllej në barazim, Joshua Kimmich (82′) ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm dhe i ka dhuruar trofeun Bayern-it.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here