‘Qeveria tallet me ne’/ Naftëtarët e Ballshit luftojnë për bukën e gojës, dita e dytë në grevë urie…

0
119

Pagat e prapambetura dhe mbyllja e uzinës që prej tetorit të vitit të kaluar i ka kthyer naftëtarët në borxhlinj të vakteve ushqimore.

Për të dytën herë radhazi, naftëtarët e Ballshit hynë në grevë urie. Ata thonë se po mbijetojnë me vështirësi dhe gjendje shëndetësore të rënduar.

Është konsideruar si pasuri kombëtare, por vlera e kësaj uzine nuk ndihet te punëtorët e as te gjendja ekonomike e zonës.

Grevës së naftëtarëve iu bashkuan edhe zjarrfikësit e uzinës. Prej tre vitesh, Artur Bregasi është i papunë, duke i mohuar edhe statusin e zjarrfikësit. Jashtë godinës ku po zhvillohet greva, qëndrojnë në gatishmëri edhe të tjerë naftëtarë.

Naftëtarët shprehen se nuk do të dalin nga greva deri në momentin që rafinerinë e Ballshit do ta marrë në administrim një kompani serioze, e cila do të shlyejë dhe pagat e prapambetura. Ndërsa qëndrimin e qeverisë ndaj kërkesave të tyre e quajnë tallje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here