Para Komisionit të Sigurisë u prezantua dje buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes, ku ministrja Kodheli vlerësoi zërin për dikasterin që ajo drejton. “70 për qind e të gjithë investimit që parashikohet të bëjmë për vitin 2016 në Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë në armatim, municion dhe modernizim të Forcave tona të Armatosura”, – tha ajo. Por sipas demokratëve, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes nuk përmbush standardet minimale të NATO-s. “Nuk plotëson ky buxhet kriteret e NATO-s, të cilat parashikojnë që 1.5 deri në 2% të GDP të jetë buxheti i institucionit të Mbrojtjes. Në buxhetin tuaj parashikohet të jetë 0.8% të GDP”, – u shpreh Flamur Noka.