FOTO/ PD publikon letrën e Erjon Veliajt për nxënësit: Mbishkrim neveritës, mashtrimi po mbulohet me propagandë

0
123

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar letrën që kryetari i Bashkisë së Tiranës ka bërë gati nesër për nxënësit.

Zhupa shprehet se kjo është një letër neveritëse e Veliajt, që nuk pranoi të bëjë as tamponë për mësuesit. Ajo shton se kreu i Bashkisë nuk mund të mbulojë dot dështimin me propagandë.

Postimi i zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa:

Të dashur nxënës të Tiranës !

Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës!

Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt!

Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë por do të keni letrën e Veliajt  të mbushur me propagandë!

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që tju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës!

Nesër do ta beni mesimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt!

Në vend të shoë merrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetetit të nxënësve dhe mesuesve !

Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin !

  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here