Strazimiri: “Mafia e së nesërmes” sot drejton Shqipërinë

0
170

Deputeti i PD-së, Gent strazimiri ka folur për mafian duke marrë shkak nga deklarata e prokurorit italian që e cilëson mafian shqiptare si mafian e së ardhmes. “Mafia e së nesërmes” në Shqipëri është qeverisja e së sotmes! ka shkruar Strazimiri.

Statusi i plotë:

Ajo që për anti-mafian italiane është “mafia e së nesërmes” në Itali e madje deri në Amerikën e Jugut, në Shqipëri është qeverisja e së sotmes!
Dosja “339” ashtu sikurse dosja “Habilaj – Tahiri”, dosja ” Yaris”, provon se ajo që quhet “mafia e së nesërmes” në Itali, sot përcakton “me influencën” e saj rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri!
Shkëmben favore dhe “zgjidh hallet” reciprokisht me Edi Ramen dhe partinë e tij;
falenderohen me mirenjohje për “hallet e zgjidhura” dhe mbeshtetjen e dhënë po ashtu reciprokisht!
“Mafia e së nesërmes” sot drejton Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s!
“Mafia e së nesërmes” sot ka qeverinë dhe padrinon e saj në Shqipëri; pastron paratë drogës përmes “lehtësive” me “ligj të posaçëm”; merr konçesione “të pakërkuara” nga askush; blen banka, hap banka e mbyll banka; bën PPP me ortakëri me qeverinë e saj (jo të shqiptarëve)!
“Mafia e së nesërmes” në Itali a Amerikën e Jugut, luftohet sot në Shqipëri, në strofkullën e saj me adresat: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr.3, ose thjesht “Edi Rama, Surrel, Tiranë” !!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here