Zbardhen detaje të reja/ Sulmohet në mesnatë furra e shqiptarit në qytetin serb

0
130

Mbrëmë pas mesnatës, është vandalizuar furra e një shqiptari në Bella Cërkvë, Vojvodinë.

Mediat serbe thonë se sulmi ka ndodhur në furrën “Banat-Çolaku“, për çka, sipas portalit “Belocrkvanske novosti”, pronari i furrës, Lutfi Çollaku, është detyruar ta largojë familjen e tij në një vend të sigurt.

Raportohet se në kohën e sulmit, në furrë ishte pronari në brendësi të objektit, ku bashkë me të punësuarit po përgatisnin bukën për shitje.

Kryesi i kësaj vepre, i cili është incizuar nga kamerat e sigurisë, ka thyer xhamin e derës së hyrjes, ndërsa portali “Belocrkvanske novosti” ka publikuar edhe fotigrafinë dhe emrin e sulmuesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here