Flet babai i 13-vjeçares që u abuzua: Policia na tha të mos bënim…

0
125

“Policia na tha të mos përziheshim me atë familje, mos bëni dallavere na tha, Blerimi vinte ikte këtu”, kjo është dëshmia e babait të 13-vjeçares që u abuzua s*ksualisht në fshatin Vërdovë në Pogradec. Ai shprehet për Fax Neës se Policia u ka kërkuar që të mos pranojnë asnjë nga familja e autorit të dyshuar të abuzimit që të hyjë në banesën e tyre.

Ndërkohë edhe më tronditëse janë dëshmitë e fqinjëve të kësaj familje, të cilët thonë se faj ka dhe familja e vajzës që lejonte që e mitura të shkonte në shtëpinë e Blerim Bizgjonit.

“Gjynah, gjynah, të dy me faj janë, çupa e ka fajin e ëma, që e lë të hyjë dhe të dalë në atë derë, 13 vjeç çupa gjynah”, shprehet një prej fqinjeve të familjes së të miturës.

Denoncimi për abuzimin që vijonte prej një muaj është bërë nga 13-vjeçarja, e cila ka dëshmuar se Blerim Bizgjoni e ka përdhunuar për më shumë se një muaj. 47-vjeçari ka kryer marrëdhënie s*ksuale me të miturën ditën e Kurban Bajramit dhe e ka kërcënuar vajzën që të mos tregonte rreth kësaj ngjarje.

Minorenia ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj. Burime bëjnë me dije se rasti i Bizgjonit është i përsëritur, pasi joshte fëmijë me shuma parash, dhe i ngacmonte s*ksualisht.

Mësohet se e mitura po trajtohet nga psikologë në banesën e saj, dhe po mbahet nën kujdes pasi gjendja e saj psikologjike është e rënduar.

Faxweb.al mësohen se e mitura veç të tjerash ka qënë shoqe me vajzën e autorit. Ditën e djeshme e mitura ka qëndruar deri në orën 23:00 pranë komisariatit për të bërë kallëzimin. Nga ana tjetër i është kërkuar disa herë nga familjarët e autorit që të tërheqë padinë. Nga ekspertiza ka rezultuar që me vajzën është abuzuar. Ajo ka treguar se ka pasur dhunë të vazhdueshme verbale e fizike gjatë momenteve të aktit.

RD

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here