Vodhën bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë, lihen ne bùrg dy vëllezërit…

0
134

Gjykata e Tiranës ka lënë në bùrg dy vëllezërit Arlind dhe Arvid Spahija. Të dy të rinjtë kanë grábitur në një argjendari bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra. Dy vëllezërve në banesë iu gjet edhe lëndë nárkotike kokáinë.

Sipas hetimeve dy vëllezërit kanë ruajtur për tre ditë argjendarinë në rrugën Muhamet Gjollesha dhe njëri prej tyre ka shkuar si klient. Teksa e ka pyetur shitësen për llojet e ndryshme të varseve ia ka marrë nga dora dhe ka vrapuar. Varset e marra kishin vlerë rreth 8 milionë lekë të vjetra.

Kujtojmë se gjatë kontrollit në banesën e dy vëlleërve u sekuestruar dhe një sasi me lëndë narkòtike kòkainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjêdhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjêdhjes, automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 aparate celular dhe një sasi valute.

Ndërkohë që Pòlicia dhe Pròkuroria ka dyshime që dy të rinjtë, mund të jenë implikuar dhe në vjedhje të tjera në kryeqytet, për të cilat vijojnë hetimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here