Sulmi final mbi 2 ‘kullat binjake’, të Demokracisë dhe të Pluralizmit…!

0
159
Nga Kastriot Islami 

Rama është i humbur, por mesa duket, nga frika apo meqë nuk di të bëjë asgjë tjetër, e ka gati të pamundur ta pranojë realitetin, pra largimin nga pushteti… Sekti i tij, ka marrë këto ditë urdhër prej tij, që ishte planifikuar të legalizohej në mbledhjen e Asamblesë në 11 shtator 2020, për të “hedhur në erë” 2 “kullat binjake” të Demokracisë dhe të Pluralizmit duke vjedhur zgjedhjet…Por nga frika e një paralelizmi më “11 shtatorin terrorist” ai është tërhequr, duke shtyrë vetëm datën e fillimit të sulmit por jo sulmin…Mbledhja e Asamblesë për këtë qëllim nuk bëhet në 11 shtator por në një datë tjetër…ajo ku do të jepen udhëzimet për sulmin e paprecedentë!

PËRGATITJA E SULMIT

Rama ju ka kërkuar, në një mbledhje të ngushtë, anëtarëve të Kupolës së Sektit të tij të sigurojnë me çdo mjet e me çdo kusht votat për 74 mandate… Kjo politikisht e matematikisht është e pamundur… Kjo është jashtë mundësive të PSSH e cila në asnjëherë nuk ka mundur të sigurojë mbi 65 mandate, kurse në 2017 janë të “fiksuara me zë e figurë” të gjithë blerjet e votave me oligarkët dhe kërcënimet e votuesve me kriminelët e sektit të Rilindjes…Madje aktualisht përqindja e votave të Rilindjes nuk e kalon 30-35 përqind…Sepse, progresi i vetëm gjatë qeverisjeve të këtij sekti është shënuar vetëm në bëma e babëzi…Aq të shumta janë bëmat dhe aq e madhe është babëzia sa që shumica dërmuese e qytetarëve por edhe shumica e partnerëve janë të bindur se i vetmi shpëtim për Shqipërinë është “rrotacioni politik”… Nga sondazhet e opinioneve, “rrotacioni” politik duket i sigurtë. Kudo, në qytete e fshatra, në spitale e shkolla, në kafene e restorante, në dasma e vaki, në rrugë e shtëpi, deri edhe në zyrat e administratës publike e të vetë PSSH, shumica dërmuese mezi pret te heqë qafe më votë “Rilindjen e neveritshme”; shumica dërmuese është kundër një mandati të tretë të Rilindjes e të Ramës kryeministër… Këtë gjë e di shumë mirë vetë ai,  por e ka shumë frikë të largohet nga karrikja e kryeministrit pa marrë garanci për të ardhmen e tij të turbullt?! Për këtë po përpiqet në dy drejtime: i) të angazhojë të gjithë arsenalin e “aleancës së plehrave”, për të blerë vota; dhe/ose ii) të përçajë opozitën e të dëmtojë imazhin e përfaqsuesve të saj.  Ndërkohë gropa e babëzisë së sektit, e hapur gjatë keqqeverisjes është thelluar më shumë nga keqmenaxhimi i pasojave të tërmetit dhe ekonomia është e rrënuar në ekstrem nga keqmenaxhimi i pasojave ekonomike të krizës sanitare… Njerzit e ndershëm, të aftë dhe intelektualët po largohen e vëndi po boshatiset, sepse imoraliteti i Sektit është kthyer në model suksesi. Prandaj të gjithë kërkojnë të heqin qafe këtë të KEQE të madhe…

DREJTIMI I SULMIT NGA KUPOLA E SEKTIT

Rama në panik synon të vendosë në krye të qarqeve për të vjedhur vota, po të njëjtët njerëz të besuar të sektit të tij, të përfshirë gjatë 8 vjetëve në grabitjet e pasurive kombëtare e private dhe veprimet e përbashkta me kriminelët e trafikantët deri në blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve… Kjo tashmë është e dukshme dhe e qartë për cilindo që ka pak mënd dhe një minimum ndërshmërie dhe askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël, pavarësisht propagandës së ethshme të mashtrimeve e gënjeshtrave apo maskave që do të përdorë kryetari i sektit. Thënë troç, Rama po kërkon të vjedhë zgjedhjet për të shpëtuar kokën e tij…Por këtë rradhë kjo duket tërësisht e pamundur…Sidoqoftë të gjithë duhet të përgatiten për përballjen me sektin e neveritshëm dhe për fitoren e padiskutueshme por edhe për kapjen, diskretitimin dhe ndëshkimin e cdo përpjekje për të deformuar sadopak vullnetin  e sovranit.  Ky është një mision historik, jo vetëm për opozitën por edhe për cdo qytetar të ndershëm shqiptar që ka vendosur të jetojë e punojë në këtë vend…

FILOZOFIA SEKTARE E DREJTIMIT TË SULMIT

Rilindja është një organizim sektar. Rilindja s’është ideologjikisht socialiste. Në thelb, ajo s’është as politike.  Ajo s’përfaqson interesat e qytetarëve e të publikut. Rilindja është përfaqsuese e interesave të një grupi të ngushtë individësh të bashkuar mes tyre përmes interesave të korrupsionit, të lidhjeve me krimin e kriminelët e trafiqet e trafikantët, duke aplikuar të gjithë metodat sektare të eleminimit e mënyrat perverse të mashtrimit e gënjeshtrave. Veprimet e Rilindjes bazohen në demagogji, mashtrim, gënjeshtra. Rilindja është arrogante, cinike, fyese, banale. Qeverisja e Rilindjes është qeverisje autoritare e arbitrare, e drejtuar nga një kupolë oligarkike, kriminale e klienteliste që përfaqson vetëm interesat e kupolës së saj.

NË BALLË TË SULMIT, PINJOLLËT, OLIGARKËT DHE PERVERSËT

Trashëgimtarët e pinjollët. Në grupin e drejtimit të sulmit vazhdojnë të mbeten të gjithë ata  përfaqsues të trashëgimisë së metodave të së kaluar (më të sofistikuara e më të maskuara se para ’90) që kanë pasur dhe janë projektuar të zotërojnë postet kyçe e të larta drejtuese në kupolën e sektit, në kuvend, qeveri e administratën publike. Përmes ish-përfaqsuesve të lartë e të mesëm të ish-nomeklaturës komuniste, dhe të pinjollëve të ish-nomeklaturës shumë të lartë të rregjimit të kaluar; sekti synon të ruajë dhe forcojë strukturën e përfaqsimit 50 vjecar të forcuar edhe gjatë qeverisjes “rilindase”.  Ky grupim ka pasur dhe vazhdon të ketë për mision “rilindjen” e praktikave e sjelljeve autoritare por në forma të maskuara me veshje demokratike-perëndimore.

Oligarkët e kriminelët. Aspektin ekonomik e financiar të grupit të sulmit, do ta drejtojë, sipas porosive të Ramës një klientele individësh oligarkë, të pasur e “të fortë”, deri edhe me rekorde kriminale. Kjo përbërëse garanton gjithashtu lidhjen e sektit me hajdutët e grabitësit e pasurive publike e private, krimin dhe kriminelët, me trafiqet dhe trafikanët dhe me biznesmenët e manjatët, që në fushatën e ardhshme duhet të garantojnë blerjen e voteve dhë kërcënimin e votuesve. Kjo përbërese duhet për të garantuar sponsorizimin financiar dhe garantuar prioritetin pasuror e financiar ndaj kundështarëve të brëndshëm por edhe për të komprometuar aktorët e jashtëm, si dhe për të pasur në veprim në çdo moment “shtetin paralel” të të fortëve që veprojnë për të blerë votat, kërcënuar votuesit dhe friksuar kundërshtarët politikë e ekonomikë si dhe opozitën dhe kërkojnë kompensim prona, pasuri dhe tendera publikë….

Perversët. Aspekti etik dhe fasadë i “sulmit” i është ngarkuar “perversëve” të sektit. Të gjithë individët perversë e atipikë, të ardhur nga ish-Mjaft e G99 janë përdorur nga 2013 si “rezervuar” për furnizimin e qeverisë rilindase dhe të administratës publike.  Kjo përbërëse i ka shërbyer sektit për tu shfaqur “modern e bashkohor” në sytë e ndërkombëtarëve dhe për tju shitur atyre si “antikomunist” e me prirje liberale e bashkohore. Anëtarët e këtij grupimi gradualisht po zotërojnë postet kryesore drejtuese të Rilindjes, të qeverisë së dalë prej saj dhe po marrin drejtimin e bashkive kryesore të vendit.

SHTABI DREJTUES I SULMIT

Politikanë të korruptuar, me pasuri të dyshimta e të paligjshme kontrollojnë Rilindjen, kuvendin, institucionet kryesore kushtetuese ose në përgjithësi shtetin, biznesin privat, median, gjyqsorin, shoqërinë civile e tjerë;

Biznesmenë të pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe/ose klienteliste me leje ndërtimi, përmes privatizimit të aseteve publike, me pronat e fondet publike, përmes koncesioneve e PPP-ve në lidhje të ngushtë klienteliste, korruptive e shpesh kriminale me politikanët-oligarkë;

Përfaqsues klientelistë të medias, apo manjatët e medias, që kanë ngritur perandoritë e tyre mediatike apo janë pasuruar përmes bizneseve përfituese të pronave e fondeve publike dhe përmes lidhjeve klienteliste me politikanët oligarkë;

Zyrtarë të lartë, të pasuruar nga përfitimet në poste lukrative të tilla si agjensitë e privatizimit, dogana, tatime, prokurori, sistem gjyqsor, polici, e tjerë; një pjesë e të cilëve pas vitit 2005, me ardhjen e Ramës në krye të Rilindjes, janë bërë deputetë, kryetarë të bashkive, drejtues në poste kyce të administratës publike dhe sistemit të drejtësisë së reformuar ose janë përfitues kryesor të fondeve publike, koncensioneve dhe PPP-ve.

Individë me rekorde kriminale, janë përdorur si “material” lidhës mes kupolës oligarkike dhe grupeve lokale kriminale, por edhe si “dinamit” gjatë sulmeve mbi demokracinë e pluralizmin. Këta përgjithsisht kanë kryer krime në vëndet perëndimore, por gjatë qeverisjes sektare janë përpjekur ta pastrojnë të kaluarën e tyre të errët.. Pas vitit 2005 një pjesë e tyre janë bërë deputetë, kryetar të bashkive e pas vitit 2013 drejtues në poste kyçe të administratës publike.

ÇFARDO QË TË BËJË, RAMA ËSHTË I HUMBUR

Rama i dështuar, i vjetëruar dhe jasht realitetit nuk ka asnjë shans të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve duke aplikuar metodat dhe mënyrat e vjetra të blerjes së votave dhe të kërcënimit të votuesve. As duke tentuar të përcajë opozitën… Rama e ka betejën me qytetarët që e konsiderojnë mandatin e tij të tretë të neveritshëm, të rrezikshëm, të papranueshëm… Ramën nuk e shpëton asgjë nga largimi prej karrikes së pushtetit. Rrotacioni politik është një qëndrim mbarëpopullor… Prandaj s’ka asnjë shans të pengohet apo frenohet largimi i së keqes. Sa më shumë të rrezistojë apo të sulmojë e keqja, aq më e fortë do të jetë goditja ndaj saj, aq më e thellë do të jetë humbja e saj.

syri.net,

11 shtator 2020

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here