PD i përgjigjet Lleshajt: Para se të flasësh për krimin në rrugë, flit për bandat që janë ulur zyrave

0
115

Partia Demokratike përmes anëtarit të Kryesisë së saj, Kreshnik Çollaku, ka reaguar lidhur me deklarata e bëra nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me situatën e krimit në Dibër.

Çollaku i kujton Lleshajt nuk ka pse kërkon bandat rrugëve, në Qarkun e Dibrës bandat janë ulur zyrave dhe presin detyra elektorale!

“Sandër Lleshaj përpara se t’u flasë dibranëve për krimin e rrugës, le të sqarojë krimin e zyrave.

Sandër Lleshaj duhet të ketë kurajon të tregojë sa individë me precedentë penalë janë emëruar “politikisht dhe elektoralisht” në tre Bashkitë e Qarkut Dibër.

Sandër Lleshaj nuk ka pse kërkon bandat rrugëve, në Qarkun e Dibrës bandat janë ulur zyrave dhe presin detyra elektorale…

Veç pak durim Sandër, në malësitë e Dibrës thuhet se “në këto anë çfarë lyp e gjen”, dhe 25 prilli është afër!!!”, shprehet Çollaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here