“Maska nuk ju mbron nga pandemia”, Kryemadhi thirrje të rinjve….

0
109

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Shkodër.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama po kërkon ta kthejë vendin në diktaturë, ndërsa shtoi se “Rilindja” shkatërroi të ardhmen e të rinjve.

“Nuk jam unë shpëtimi juaj, as LSI. Jeni ju shpëtimi. Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia por kërkon të mbrojë dhimbjen e realitetit. Unë do të mbaja maskën me LSI dhe kushdo që të ecë me maskën e LSI-së Edi Ramën do ta verbojë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e flamurit.

“Edi Rama ia ndryshoi edhe ngjyrën flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe sepse është ngjyra e dashurisë është ngjyra e trëndafilave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt.

Unë jam socialiste në thelb, dhe kur e dëgjon dikush këtë në Shkodër, shikon me ilaritet. Socialis do të thotë njeri që të jep dorën, që bashkëpunon në komunitet e jo totalitarizëm.

Që të kurohet sot një pacient nga covidi i duhen mbi 1 milkionë lekë, për 1 rrogë minimale i duhen 5 muaj për të paguar shërimin e një të sëmuri.

Kam takuar socialistë edhe këtu në Shkodër shumë. Ata më thonë se Edi Rama na ka braktisur. Tash që ky mori gjithë tepsinë me timon nuk po ndaloka, është bërë si vampir që po na pi gjakun. E këtë kur e thotë një socialist.

E pra, kur një socialist prej 30 vitesh ka sakrifikuar, ka dhënë votën për Edi Ramën, ndihet i zhgënjyer, si ndihet një qytetar tjetër. Me regjimin e Edi Ramës çdo qytetar që paguan taksa është kthyer në një skllav moder të rilindjes.

Ne kemi një fat të madh, me Gonin dhe grupin, që ju kemi ju. Të jeni të bindur që fati i tyre dhe LSI*-së nuk është fat që duhet ta kthejmë në votë. Kur dëgjova Marion duke dëgjuar Migjenin, u ndjeva krenaret. Por më vjen keq për sistemin shkollor. Por kur dëgjoja Migjenin, në provimin e maturës do të lexojmë se çfarë do të bënte Turi, do i hidhte shokët në lum apo jo”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here