Lajçak: Është koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

0
126

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak deklaroi sot se tashmë është koha që procesi i dialogut Prishtinë-Beograd të përfundojë me sukses. Përmes një postimi në Twitter ai theksoi se; “Sot janë saktësisht 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Është koha që ai të përfundojë me sukses”.

Një raund tjetër bisedimesh midis kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç u mbajt të hënën në Bruksel, si pjesë e një dialogu nën kujdesin e BE-së.

Pas negociatave, Lajçak tha se; “përparim i plotë” ishte bërë në tema të hapura më parë, bashkëpunimin ekonomik dhe personat e zhdukur dhe të zhvendosur. Një takim i nivelit të ekspertëve do të mbahet javën e ardhshme dhe Hoti e Vuçiç do të takohen përsëri para fundit të shtatorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here