Mitsotakis e thotë prerë: Asnjë dialog me Turqinë nën kërcënime!

0
142

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, prezantoi sot me prova gjatë takimit me presidencën e Partisë Popullore Europiane veprimet e Turqisë në Mesdheun Lindor, të cilat i quajti provokuese.

Mitsotakis ndau me kryetarin e Grupit Parlamentar të EPP, Manfred Weber, besimin se Europa nuk do të qëndrojë e dobët dhe as e ndarë përballë provokimit turk.

Ai vuri në dukje se Greqia është plotësisht e gatshme për dialog, pasi ka besim absolut në pozicionet e saj duke i dhënë kështu përgjigje ministrit të Jashtëm turk. Përmes një statusi në twitter Mitsotakis u shpreh se dialogu nuk mund të bëhet nën kërcënime.

‘I paraqita dëshminë e veprimeve provokuese të Turqisë në Mesdheun Lindor. Greqia është një mbrojtëse e dialogut, pasi ne kemi besim absolut në pozicionet tona. Sidoqoftë, dialogu i vërtetë nuk mund të ndiqet nën kërcënime ose shkelje të të drejtave tona sovrane”, shkruan ai.

Nënkryetarët e Komitetit Qendror të EPP, shprehën mbështetjen e tyre për pozicionet greke. Diskutimi gjithashtu u përqendrua në trajtimin e pandemisë, me pjesëmarrësit që përgëzuan Greqinë për menaxhimin e krizës shëndetësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here