Shqipëria humbje të merituar, lojë katastrofë përballë Lituanisë, vendos gafa e Gjasulës…

0
108

Shqipëria në harkun e tri ditëve tregon “dy fytyra”. Ekipi i drejtuar nga Reja pësoi një humbje shokuese 0-1 në “Air Albania Stadium” ndaj Lituanisë, duke mos arritur që të gjejë ende golin në stadiumin e ri. Euforia dhe lodhja sërish dëmtuan Kombëtaren tonë. Kuqezinjtë zhgënjyen totalisht në 45 minutat e para duke vijuar lojën e dobët të fraksionit të dytë në Bjellorusi. Trajneri Reja e nisi me disa ndryshime në formacion, duke aktivizuar Mihajn, Laçin dhe Sadikun në majën e sulmit.

Miqtë janë më të qartë në lojën e tyre, teksa në minutën e 16-të do të krijonin një shans shumë të mirë shënimi me Kazlauskas, por Strakosha shpëton për mrekulli portën me një devijim në goditje nga këndi. Shqipëria nuk arrin të organizohet për asnjë moment, teksa spikasin gabimet e shumta në mesfushë të debutuesit Laçi, ndërkohë që dyshja sulmuese është e izoluar nga pjesa tjetër e ekipit.

Për të parë shansin e parë të vërtet në portë e lituanezëve duhet të prisnim minutën e 34-t. Pas një aksioni të gjatë, Sadiku godet me të djathtë në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. Miqtë ndërkohë vijojnë të jenë shumë të rrezikshëm, duke treguar një freski të admirueshme fizike. Strakosha largoi një tjetër tentativë të rrezikshme të kundërshtarëve në fundin e fraksionit të parë, duke qenë më i miri në 45 minutat e para.

Fillimi i pjesës së dytë është i mirë për Shqipërinë që i afrohet golit me Trashin, i cili kroson në zonë por Laçi nuk e shoqëron deri në fund aksionin. Dy minuta më pas është Sadiku fillimisht me një goditje nga distanca dhë më pas Abrashi që do të ndaleshin nga mbrojtësit lituanez. Në momentin tonë më të mirë do të vinte goli i miqve në minutën e 50-të. Gjasula gabon rëndë në kthimin e topit, duke i dhuruar një top Donatas Kazlauskas, i cili shmang edhe Strakoshën dhe më pas e dërgon topin në rrjetë. Asnjë shans për Hysajn, që u mundua ta ndalte.

Shqipëria mundohet që të reagojë menjëherë me Sadikun që provoi me një goditje nga distanca, por për fatin e keq do të shkonte jashtë kuadratit. Duke parë vështirësitë në lojë, Reja vendosë të ndërhyjë duke aktivizuar menjëherë Roshin dhe Uzunin. Me kalimin e minutave Shqipëria tregon edhe më shumë lodhje, ndërkohë që sinjale shumë pozitive dha Broja që hyri në vend të Roshit të dëmtuar dhe ishte ndër më të rrezikshmit. Në minutat e fundit Hysaj mori dhe kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10 futbollistë. Lituania merr 3 pikët e para në grupin tonë, teksa të katër skuadrat në Grupin e 4 të Ligës C janë në kuotë të barabartë pikësh pas dy ndeshjeve të para.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here