Përfundon pa gola pjesa e parë, Shqipëria zhgënjen përballë Lituanisë…

0
136

Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në pjesën e parë.  Kuqezinjtë zhgënjyen totalisht në 45 minutat e para duke vijuar lojën e dobët të fraksionit të dytë në Bjellorusi. Trajneri Reja e nisi me disa ndryshime në formacion, duke aktivizuar Mihajn, Laçin dhe Sadikun në majën e sulmit.

Miqtë janë më të qartë në lojën e tyre, teksa në minutën e 16-të do të krijonin një shans shumë të mirë shënimi me Kazlauskas, por Strakosha shpëton për mrekulli portën me një devijim në goditje nga këndi. Shqipëria nuk arrin të organizohet për asnjë moment, teksa spikasin gabimet e shumta në mesfushë të debutuesit Laçi, ndërkohë që dyshja sulmuese është e izoluar nga pjesa tjetër e ekipit.

Për të parë shansin e parë të vërtet në portë e lituanezëve duhet të prisnim minutën e 34-t. Pas një aksioni të gjatë, Sadiku godet me të djathtë në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. Miqtë ndërkohë vijojnë të jenë shumë të rrezikshëm, duke treguar një freski të admirueshme fizike. Strakosha largoi një tjetër tentativë të rrezikshme të kundërshtarëve në fundin e fraksionit të parë, duke qenë më i miri në 45 minutat e para.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here