Në 16 vjetorin e krijimit: MISIONI I PAKRYER I LSI-së …

0
116

Nga Luan Rama

Përtej çdo klisheje e përkundër sloganeve patetike të servilëve gjithëfarësh që gëlojnë gjithkund në mjedisin politik shqiptar e që mezi presin rast të shfaqen, sot, në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të lindjes së LSI-së, më shumë se sa t’i themi gëzuar njëri-tjetrit, është koha e duhur të kujtojmë se ajo u formësua si lëvizje për një mision të madh me prioritet kombëtar integrimin europian të vendit, enkas i përveçuar edhe në emrin e saj, dhe si shprehje e vullnetit të një brezi të ri protagonistësh politikë të faktorizuar si të tillë, prej rolit të tyre në rend të parë me lidhje të drejtpërdrejtë me idealet e dhjetorit 1990 dhe me misionin kryesor dhe më epokal të periudhës në kapërcyell prej komunizmit në demokraci:Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Ndaj, parë në raport me këtë prioritet kombëtar, misioni i LSI-së është ende një sfidë e përgjegjësi e pakryer, pavarësisht se jo për faj të saj, ç’ka e bën rolin e LSI-së në realitetin e sotëm politik shqiptar jo vetëm të veçantë, por edhe jetik, përcaktues dhe shpëtimtar për të ardhmen europiane të vendit.

LSI nuk lindi vetëm për të krijuar një pol të ri shprese për të rinjtë dhe për të vjetrit me mendim të ri, por edhe për t’u dalë zot fateve të vendit e për t’u bërë përcaktuese dhe garante e kahjes euroatllantike të zhvillimit të Shqipërisë.

Ndaj, zgjedhjet e afërta politike, janë sfida e madhe e LSI-së jo vetëm për të garantuar rotacionin politik dhe ndryshimin shpëtimtar të qeverisjes, por më shumë se kaq, për rikthimin e vendit në rrugën e integrimit europian, prej nga ku e ka larguar politika e mbrapshtë, korruptive dhe e papërgjegjshme e një klike të trukuar nën emrin e rilindjes, dukshëm në shërbim të klaneve kriminale, dhe po aq e kriminalizuar edhe vetë prej bashkëjetesës me korrupsionin dhe krimin.

Sfida është e gjitha e LSI-së. Është koha e përmbushjes së një misioni të pakryer.

LSI është përpara përgjegjësisë të bëhet promotore e Ndryshimit të Madh duke ngjallur besimin e të gjithëve, e më së pari të të rinjëve, se ndryshimi është në dorën e tyre, si një përgjegjësi, si një mision, si një detyrë patriotike.

Askush tjetër më mirë se LSI nuk mund ta bëjë këtë, sepse ajo jo vetëm ka vizionin, qartësinë dhe energjinë e nevojshme, por ka edhe guximin për të kapërcyer barriera mentalitetesh dhe modelesh të vjetëruar, duke ofruar mundësi e shanse përfshirjeje dhe kontributesh për gjithkënd që e ndjen Shqipërinë shtëpinë e vet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here