Shkatërrohet laboratori i drogës në Kosovë, dyshohet se lënda narkotike vinte nga Shqipëria! Pesë persona të arrestuar

0
115

Policia e Kosovës ka finalizuar ditën e sotme një aksion anti-drogë në Mitrovicën e Jugut ku janë kapur 56 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Në pranga janë vënë pesë persona.

Sipas policisë, grupi që u godit sotme vepronte në të dyja anët e kufirit. Gatë operacionit fillimisht në lagjen Uglar të Fushë Kosovës është identifikuar një prej pjesëtarëve të grupit që kishte fshehur lëndën narkotike në automjetin e tij tip “Mercedes Benz”.

Më pas në pikën kufitare të Vërmicës është ndaluar edhe konstatuar edhe i dyshuari i dytë i cili është mbajtur nën vëzhgim derisa është takuar me anëtarët e tjerë të grupit në garazhin e një shtëpie në fshatin Vaganicë.

Gjatë kontrolleve, ka rezultuar se dy prej makinave që përdoreshin nga anëtarët e grupit ishin me targa shqiptare. Në përfundim të operacionit janë sekuestruar 56 kg marijuanë, 7 telefona celularë dhe mbi 1000 euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here