Hoti flet direkt nga Amerika: Jemi një hap më pranë marrëveshjes politike. Ja takimi i rradhës me Vuçiçin…

0
112

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur nga Amerika për nënshkrimin e marrëveshjes me dy vendet duke thënë se është një hap i madh dhe të hënën do të udhëtojë drejt Brukselit për të zhvilluar një takim me Vucicin.

Hoti e ka cilësuar si shumë të rëndësishme marrëveshjen e sotme në SHBA për normalizim ekonomik.

Sipas Hotit, kjo marrëveshje çon një hap më pranë asaj marrëveshjeje përfundimtare që do të përmbyllet me njohje reciproke.

Më tej kryeministri thekson se kjo nuk është marrëveshja finale Kosovë- Serbi, si dhe zbulon se me Vuçiçin është diskutuar edhe në SHBA për marrëveshje politike.

 

”Jemi një hap më pranë një marrëveshjeje politike. Kjo nuk është marrëveshje finale, por është marrëveshje shumë e rëndësishme. Me Vuçiçin kemo diskutuar edhe për një marrëveshje politike. Bisedimet do të vijojnë në Bruksel. Për të diskutuar për njohjen dhe marrëveshjen përfundimtare.”- tha Hoti per VOA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here