Kriza në Bjellorusi, ministri rus: OSBE-ja ka dështuar si institucion, duhet reformuar

0
132

Ministrit i Jashtëm rus, Sergey Lavrov priti në Moskë për bisedime homologun e tij , Ministrin e Jashtëm Bjellorus Vladimir Makei. Ndryshe nga BE dhe SHBA, ministri i Jashtëm thote se Rusia njeh zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi. Bashkimi Evropian dhe NATO bëjnë deklarata shkatërruese mbi Bjellorusinë, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij Bjellorus Vladimir Makei në Moskë të Mërkurën.

OSBE ka dështuar të përmbushë angazhimet e saj për vëzhgimin e zgjedhjeve në Bjellorusi, i tha media Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov pas takimit me homologun e tij Bjellorus Vladimir Makei në Moskë

“Idetë e dyshimta në lidhje me ndërmjetësimin po i imponohen vendit, njerëzve dhe udhëheqjes së Bjellorusisë, përfshirë përmes OSBE-së, e cila vetë po përjeton një krizë të thellë dhe ka nevojë për reforma. Ajo gjithashtu është kthyer në pamundësi për të përmbushur angazhimet e saj për të siguruar vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi”,-tha Sergei Lavrov raporton argumentum.al.

Kryeministri Edi Rama është drejtuesi i radhës i OSBE-së dhe ka kërkuar ndërhyrjen për arritjen e një dialogu mes qeverisë dhe opozitës bjelloruse, pas zgjedhjeve që u vlerësuan gjerësisht të manipuluara.

Kryeministri Edi Rama është drejtuesi i radhës i OSBE-së dhe ka kërkuar ndërhyrjen për arritjen e një dialogu mes qeverisë dhe opozitës bjelloruse, pas zgjedhjeve që u vlerësuan si të manipuluara.

Deri më sot, Presidenti bjellorus Aleksandër Lukasheknko ka refuzuar që të pranojë ndërmjetësimin e OSBE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here