Historia e të riut që u përfshi mes kërcënimeve në trafikun e drogës dhe u detyrua të emigrojë jashtë vendit

0
79

Vitet e fundit trafiku i drogës është kthyer në një ‘punë’ të zakonshme në Shqipëri. Madje janë të shumta rastet kur të rinjtë lënë shkollën dhe përfshihen në organizata të mirëfillta kriminale që kanë për bazë trafikun e drogës. Por jo gjithmonë ky proces ndodh me dëshirë, ka edhe raste kur ai bëhet në detyrimin e kërcënimit nga ata që drejtojnë biznesin. Kështu ka ndodhur edhe me Ardit Muzhaqin, të riun nga Elbasani që kërcënimet për t’u përfshirë në këtë rrjet trafiku e detyruan të largohej nga vendi. Historinë e tij ai e ka rrëfyer për një mikun e tij dhe më pas një media lokale, dhe ne po e publikojmë si më poshtë:

“Jam një djalë nga Elbasani që kam punuar që herët për të siguruar të ardhurat e mia dhe për të ndihmuar familjen. Por sic dihet rrogat e ulta dhe varfëria në vend shpeshherë të bëjnë të mendosh për të gjetur zgjidhje të tjera për të rritur të ardhurat. Dhe kështu ndodhi edhe me mua. Në nisje të kësaj vere, rreth datave 20-25 maj 2020, disa djemë të qytetit të Elbasanit erdhën në restorantin ku unë punoja, një fast food i njohur në Elbasan, pranë shëtitores kryesore të qytetit dhe më ofruan që të dorëzoja disa pako nga Elbasani në Tranë, Durrës e disa qytetet të tjera. Asnjëherë nuk më kishin thënë se çfarë kishin në ato pako, thjesht më pohonin: “ duhen dorëzuar këtu, çoji se nuk të gjen asgjë e keqe. Do të paguajmë”. Kur kaluan dy muaj, ende nuk kisha marrë asnjë pagesë për atë punë që bëja dhe siç më premtuan.

Kur takohem dhe u them shqetësimin tim ato më ofruan që të bëja dërgesa të tilla në Kosovë e në Mal të Zi dhe vetëm kështu do mund të merrja pagesë të mirë. Unë nuk pranova ta bëjë këtë gjë pasi kisha frikë se më arrestonin autoritet për veprime të paligjshme. Dhe nga ky refuzim i imi erdhi edhe dhuna e këtyre njerëzve  janë paraqitur te restoranti ku unë punoja dhe më dhunuan. Në këtë ditë kanë qenë prezentë të ngjarjes mjaft klientë të restorantit si edhe kalimtarë të ndryshëm. I ndjerë i kërcënuar tentova të shkoja të bëja denoncim në polici, por u frikësova. Me pas kontaktova një mikun tim që më sugjeroi që ngjarjen ta bëja mediatike për ti larguar nga unë dhe dhashë një intervistë tek një media lokale.

Por pas disa ditësh nga kjo ngjarje, një grup djemsh mes tyre edhe ai që cilësoi si shefi i tyre me pseudonomin ‘qorri’ më erdhi edhe në banesën në Elbasan duke më kërcënuar, madje edhe me pistoletë. Më paralajmëruan që mos bëja asnjë denoncim në polici se do vija në rrezik jetën time. “Do të vrasim, po fole”-më thanë. Nga e gjithë kjo ngjarje dola mjaft i frikësuar dhe kam vendosur të largohem nga vendi.”

Gazetari nga Elbasani na e nis ne këtë ngjarje dhe ne vendosë ta botonim për të dhënë një mesazh për të gjithë.

I gjithë ky rrëfim të bën të kuptosh se kam shumë djemë si Arditi që kanë zgjedhur të largohen nga vendi për të mos u përfshir në rrjete të tilla trafiku, gjë e cila vërteton edhe një herë shtrirjen e thellë të këtij fenomeni në vend. Duhet bërë më shumë në luftën kundër organizateve kriminale dhe veçanërisht ndaj klaneve të drogës, të cilët jo vetëm po shkatërrojnë brezn e ri por edhe po rrënojnë të ardhmen e vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here