Nis fluturimi historik nga Izraeli në Emiratet Arabe, paqe midis dy vendeve…

0
120

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po realizojnë fluturimin e parë, duke shënuar një hap të madh në normalizimin e marrëdhënieve pas shpalljes së marrëveshjes së paqes.

Një avion izraelit El Al do të bëjë udhëtimin tre-orësh, ndërsa do të transportojë një delegacion të zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë.

Fluturimi pritet të lejohet të kalojë hapësirën ajrore saudite.

Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë vendi i tretë arab në Lindjen e Mesme që njohu Izraelin që nga themelimi i tij në 1948.

Të Shtunën Emiratet e Bashkuara Arabe shfuqizuan një ligj për bojkotimin e Izraelit, i cili ishte në fuqi që nga viti 1972, dhe në fillim të këtij muaji të dy vendet hapën shërbime të drejtpërdrejta telefonike për herë të parë.

Marrëveshja për të normalizuar marrëdhëniet, ndërmjetësuar nga SHBA, u bë publike në një njoftim surprizë më 13 gusht.

Ndërsa u mirëprit nga shumë bashkësi ndërkombëtare, njohja e Izraelit nga Emiratet e Bashkuara Arabe pa parakushtin e krijimit të një shteti palestinez u denoncua nga Palestinezët si një tradhti ndaj kauzës së tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here