Qeshin se s’qajnë dot. Të rrojë Partia!!!

0
185

Nga Pano Soko

Gjëja më interesante që gjeta tani që pata pak kohë të hedh një sy në FB ishte fakti që shumë miq të mi këtu, me doza të forta ironie, kishin filluar të bënin llogaritë sesa lekë iu binte të paguanin nga fatura e Gjyqit të Bechetit.

Qeshin se s’qajnë dot…

Tani, meqë jemi tek borxhet që kemi për të paguar për gjyqet ndërkombëtare e kombëtare që vijnë si pasojë e keq-përdorimit të pushtetit dhe abuzimit me detyrën, hajde ta bëjmë tamam llogarinë

1. 140 milionë Euro ia kemi Bechettit dhe ortakut te tij shqiptar(Kryeministri dje i rrëshkiti pyetjes duke përdorur justifikimin më qesharak të mundshëm kur përmendi “Klauzolën e Konfidencialitetit” për një vendim që ka pasoja mbi paratë publike të vendit – ç’ka më bën të besoj se ajo që qarkullon në media është e vërtetë).
Të dhëna të ndryshme tregojnë që shuma që Bechetti pret të marrë nga të gjitha gjyqet e arbitrazhit ku ka paditur Shqipërinë, është mbi 400 milionë Euro, gjithsesi sot të sigurtë (nga deduksioni logjik nisur nga sjellja e KM) kemi 140 milionshin e parë.

2. E ndërsa të gjithë jemi fokusuar tek Bechetti, mua ai më shqetëson më pak. Shqipëria ka një stok ankesash në Gjykatën e Strasburgut prej 103 dosje-padi, për çështje pronash, vlera e sigurtë e kompensimit të të cilave shkon në 822 milion Euro. Them e sigurtë pasi GjNDNj do t’i vlerësojë të gjitha këto 103 çështje sipas një rasti pilot të gjykuar një herë në vitin 2012 “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë”. Duke bërë llogaritë referuar këtij rasti, Shqipëria pritet të paguajë paditësit me plot 822 milionë Euro.

E kuptoni pse Bechetti më shqetësonte më pak?

3.Qeveria në vitin 2018 ka paguar plot 100 milionë Euro dëmshpërblime për largime të padrejta nga puna. Problemi është se këto kanë qënë raste të viteve 2015-2016 që nuk kanë qënë vit zgjedhjesh kombëtare. Nërkohë që në periudhën 2017-2018 pritet të kemi një boom të dëmshperblimeve, pasi në 2017 kishim zgjedhjet e përgjithshme ku LSI doli nga koalicioni dhe natyrisht, siç e do zakoni në të tilla raste, në administratë është bërë badërdi me pushimet nga puna.
INFOCIP në një raport të saj tregon që në 2017 ka pasur dhe largim të 100 punonjësve në një ditë nga një drejtor. Kasaphanë me një llaf.
Dosjet e viteve 2017-2018 s’kanë kaluar ende shkallët e gjykimit, por parashikohet që shumat t’i kalojnë 150 milionë Euro.

Për t’i mbledhur, në total kemi 140+822+150=1.112 miliardë Euro.

Ne kemi mbetur në Shqipëri nja 2.5 milionë shtetas (0-100 vjeç). Kemi për të paguar 1.1 miliardë Euro (ato bishtat nja 12 milion Euro i heqim nga ndihma ekonomike – se iu japim shumë atyre…

Bëji ndonjëri llogaritë sa na bie, që të fillojmë të gjithë të heqim nganjë lek mënjanë për taksat që do na rrisin kur të vije momenti i pagesës..

Të rrojë Partia!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here