Ministri i Jashtëm turk-Greqisë: S’mund të zgjeroheni 12 milje në Jon, arsye për luftë

0
115

Ndërsa Turqia vijon kërkimet e saj për naftë dhe gaz në detin Mesdhe, Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu ka hedhur deklarata të forta në lidhje me Greqinë.

Gjatë një interviste televizive për ‘A Channel’ në Turqi, ai u shpreh se zgjerimi i detit me 12 milje nga ana e Greqisë do të jetë arsye për të hapur luftë.

‘Ata nuk mund ta zgjerojnë territorin e tyre me 12 milje. Vendimi i marrë nga Asambleja jonë vite më parë është i vlefshëm. Kjo mund të çojë në luftë.’ – u shpreh ministri.

Daily Sabah shkruan se qeveria turke është në bisedime me shumë shtete europiane pasi BE kërcënoi se do të vendoste sanksione ndaj Turqisë.

Çavushoglu u shpreh se vendi ka mbështetjen e shumë shteteve europiane mbi këtë çështje.

Qeveria turke kundërshton pretendimin e Greqisë për të drejtat ekskluzive në ujërat ku po punon anija kërkimore e Turqisë, duke argumentuar se ishujt nuk duhet të përfshihen në llogaritjen e kufijve detarë midis vendeve.

Ankaraja gjithashtu ka kontestuar vazhdimisht administratën greke qipriote.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here