Kthimet nga plazhi/ 10 km trafik nga Shëngjini në Rrugën e Kombit

0
119

Radhë kilometrike në rrugën nga Rana e Hedhun-Shëngjin dhe Lezhe-Milot.

Prej orës 18:00 të kësaj të diele vargu i makinave është më shumë se 10 km i pandërprerë për shkak se pushuesit po largohet nga plazhi i Shëngjinit.

Ndonëse janë me dhjetëra patrulla policie që po monitorojnë situatën, është krijuar kaos dhe trafik i rënduar.

Drejtuesit e mjeteve kanë hasur vështirësi në lëvizje për shkak të trafikut ku shumë makina janë dëmtuar duke i lënë në anë të rrugës.

Shkak për trafikun është bëre ikja e menjëhershme e të gjithë pushuesve të cilët po lënë plazhin për t’iu drejtuar shtëpive të tyre.

Kjo ishte dhe fundjava e fundit e gushtit që është pushim.

Trafiku pritet të zgjasë të paktën edhe për dy orë të tjera.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here