Meta thur vargje për labërinë: Te Porta e Labërisë, ku nis e gjëmon historia…

0
226
Presidenti i vendit, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar vizitën e tij në Drashovicë ku ka kujtuar qëndresën historike të shqiptarëve: “Këtu në Harkun e Triumfit të luftërave për liri e mbrojtje të integritetit territorial, në vendin e kuvendeve dhe besëlidhjeve të burrave të kombit:
Njoftimi i Metës:
“Te ura në Drashovicë,
Aty ku fillon Labëria,
Te Porta e Labërisë,
Ku nis e gjëmon historia…”
Shumë i lumtur të jem sot në Drashovicën e burrave hijerëndë, fisnikë dhe krenarë, simbolin e shkëlqyer të trimërisë dhe qëndresës së kombit shqiptar, ku çdo pëllëmbë tokë mbart histori, sakrifica dhe gjakun e bijëve e bijave të paharruar të kësaj krahine.
Këtu në Harkun e Triumfit të luftërave për liri e mbrojtje të integritetit territorial, në vendin e kuvendeve dhe besëlidhjeve të burrave të kombit, aty ku u mbrujtën dhe nisën betejat e mëdha për çlirimin e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.
Djemtë e Drashovicës dhe e mbarë Labërisë, zemërluanët kuq e zi të çdo epoke, janë model i shkëlqyer i djalërisë shqiptare.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here