Muçi: Bëra gjithçka, por topi…

0
111

Tirana nuk arriti të kualifikohej në turin e tjetër të Ligës së Kampioneve, pasi mbrëmjen e djeshme u mund nga Crvena Zvezda me rezultatin 0-1, duke u eliminuar nga ky kompeticion.

Një ndeshje e mirë nga bardheblutë, por fati nuk e deshi që të kualifikoheshin. Kryeqytetasit krijuan shumë raste shënimi për gol, por portieri i serbve, Borjan, ia doli të priste gjuajtjet e futbollistëve tanë.

Një prej lojtarëve që i shkojë shumë afër golit ishte edhe Ernest Muçi, i cili në minutën e 58-të, bëri një shpërthim të krahun e majtë por gjuajtja e tij fillimisht u ndal nga portieri ndërsa më pas topi përfundoi në shtyllë.

Në një intervistë pas ndeshjes talenti i Tiranës u shpreh se bëri gjithçka që ai gol të shënohej, por topi nuk deshi të hynte.

“Bëra të pamundurën, bëra gjithçka që ai gol të shënohej, topi nuk deshi të hynte”, tha Muçi pas sfidës me Crvenën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here