Chelsea nuk di të ndalet në merkato, blen edhe mbrojtësin e njohur anglez

0
117

Chelsea vijon të jetë skuadra më aktive në merkato këtë verë, pasi sot ia ka dalë të transferojë nga Leicester, mbrojtësin e majtë Ben Chilwell, i cili ka qenë një nga kërkesat e vazhdueshme të Franck Lampard. Marrëveshja mes klubit londinez dhe Leicesterit është arritur për shifrën e 50 milionë paundëve ose rreth 56 milionë euro, ndërsa pak më parë erdhi edhe njoftimi zyrtar, ku thuhej se Chilwell ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e Chelsea-t.

Me zyrtarizimin e Chilwell, pritet që londinezët të largojnë njërin mes Marcos Alonsos dhe Emeron Palmeirit, dy futbollistë që luajnë në të njëjtin rol si 24-vjeçari britanik, por që nuk shihen si titullarë nga Franck Lampard.

Për Emerson Palmeirin ka shfaqur interes të fortë Interi dhe pas konfirmimit në pankinë të Antonio Contes, zikaltrit pritet të bisedojnë me drejtuesit londinezë, me qëllim që të kompletojnë sa më shpejt transferimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here