Presidenti i Bankës Botërore: 100 milionë persona në varfëri ekstreme nga koronavirusi…

0
125

Kriza e pandemisë së COVID-19 mund të ketë shtyrë 100 milionë persona në varfëri ekstreme në të gjithë botën, madje edhe më shumë nga sa vlerësohej më parë, paralajmëroi presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

“Institucioni ka vlerësuar se 70 deri në 100 milionë njerëz mund të bien në varfëri ekstreme dhe ky numër mund të rritet, nëse pandemia përkeqësohet ose zgjat”, tha Malpass.

“Kjo e bën të domosdoshme që kreditorët të zvogëlojnë borxhin e vendeve të varfëra”, shtoi Malpass.

Kreu i Bankës Botërore bëri thirrje për të zgjatur moratoriumin për borxhin e vendeve të varfëra, i vendosur në prill.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here