Durrës/ Merret peng një 34-vjeçar, ja njoftimi i policisë

0
134

Nje person eshte marre peng në qytetin e Durrësit këtë mëngjes.

Policia bëri me dije se për rreth një orë, një 34-vjeçar është mbajtur pa dëshirën e tij brenda një makine, nga një i ri.

Më pas, ky i fundit ka bërë denoncim në Polici, pasi ka shpëtuar nga pengmarrësi.

Motivi sipas bluve të qytetit bregdetar ka qenë për konflikt për çështje pronash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Heqje e paligjshme e lirisë”.

Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet, pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë”, njoftoi Policia e Durrësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here