Moti i keq/ Flasin specialistët : Shkodra qyteti më i rrezikuar nga përmbytjet, të mos hapen portat e HEC-eve

0
161

 

Përmbytjet në zonën e nën-Shkodrës ndodhin pothuajse çdo vit në stinën e dimrit. Nga ana e shtetit nuk është marrë asnjë masë.

 

Sejrie Baleta

Zona e nën-Shkodrës është një nga zonat më të rrezikuar nga përmbytjet. Uji nuk u është hequr këtyre zanave po përkundrazi u është rikthyer edhe pse është një nga “mysafirët” më të padëshiruar kur bëhët fjalë që do ta përmbysë atë si një zonë e tërë.  Kanë mjaftuar reshjet që në njësinë administrative Ana e Malit, fshatrat Obot dhe Goricë të zgjodhen në prezence uji rreth 20 centimetër. Banorët për  tokat bujqësore që janë përmbytur fajësojnë shkarkimet që bëhen nga Hidrocentrali i Vau Dejës. Drejtori i Hidrocentralit të Vaut të Dejës Kujtim Prroni, i cili pasi u takua me banorët u shpreh se nuk ka shkarkime nga Hidrocentrali dhe se po punohet me 5 turbina. Tokat bujqësore dhe një segment i rrugës që të shpie në drejtim të Obotit janë përmbytur, ku ne total në zonën e Anës së Malit raportohen se janë nën ujë rreth 700 ha tokë bujqësore. Parashikimi metereologjik flet për përmirësim të kushteve atmosferike në orët në vijim, ç’ka pritet të përmirësojë gjendjen në zonë.

Flasin specialistët

HEC-i i Vaut të Dejës ndodhet mbi 2 metra larg pikës kritike dhe prurjet në të janë 700 m/kub në sekondë. Rikthimi i reshjeve të shiut ka rikthyer edhe rrezikun e përmbytjeve. Specialistët thonë se Shkodra është më e rrezikuara por edhe zonat që ndodhen buzë lumenjve. Për të shmangur përmbytjet masive, ata këshillojnë që të mos hapen portat e HEC-eve. Rreshjet e dendura të shiut në të gjithë vendin kanë rikthyer rrezikun e përmbytjeve. Sipas Qendrës së Parashikimit të Rreziqeve Natyrore, Shkodra është qyteti më i rrezikuar nga përmbytjet, por edhe qytetet e tjera të cilat janë në afërsi të lumenjve. Në fjalën e tij Klodian Zaimi nga Qendra e Parshikimit të Rreziqeve tha : “Kryesori është Shkodra edhe për vetë pozicionin e saj që është e vendosur në një nga lumenjtë më të mëdhenj të pjesës së Adriatikut. Nuk përjashtohen edhe qytetet e tjerë, por kryesisht qytetet e tjera që kanë afërsi me lumenj, të gjitha janë të rrezikuara”.  Specialistët e Institutit të Parashikimit të Rreziqeve Natyrore këshillojnë që në këto ditë me rreshje shiu të mos hapen portat e Hidrocentraleve. Më tej në fjalën e tij Zaimi shtoi: “Ditët në vijim do të vazhdojë rreziku nga përmbytjet ,do të vazhdojë për gjatë gjithë javës, deri ditën e dielë dhe kjo do të jetë e varur kryesisht nga shkarkimet të cilat do të kryhen nga HEC, pra nëse do të kemi shkarkime do të ekzistojë mundësia që këto përmbytje të shtohen”. Për të parë nga afër situatën ka qënë prefekti i Shkodrës dhe drejtori i bordit të kullimit për veriun të cilët garatuan që në 48 orë të mos ketë shkarkime. Në fjalën e tij Paulin Radovani Prefekti i Shkodrës u shpreh: “Niveli i liqenit ka arritur një pikë që midis të frikshmes dhe të pafrikshmes. Besojë që do të kalojë edhe ajo situatë”. Ndërsa nga ana tjetër Petrit Gjoni në postin e  Drejtorit të  Bordit të Kullimit për veriun nënvizoi: “Njihemi me problematikat sidomos të Shkodrës dhe të Lezhës që problemet e përmbytjeve janë mjaft të mëdhaja, por sipas mundësive financiare nga ana e Ministrisë dhe e Qeverisë do të bëhët e mundur që të bëhen ndërhyrje në ato pika që janë problematike”.  Lidhur me këtë situatë nëpërmjet një njoftimi zyrtar KESH bëri me dije se po mban nën kontroll situaten aktuale hidroenergjitike duke garantuar se  shkarkimet do të bëhen vetëm kur të jenë të domosdoshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here